Gjykata e Tiranë la sot në burg ish deputetin socialist Alqi Bllako. Ora News sjell foto nga seanca gjyqësore ku ka qenë vetë i pranishëm dhe Alqi Bllako.
Në cilësinë e ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv lidhur me incineratorin e Fierit.
Sipas prokurorisë, Bllako ka falsifikuar dokumentacionin e tokës ku është ndërtuar incineratori dhe ka favorizuar firmën fituese kundrejt përfitimit të një apartamenti me vlerë 140 mijë euro në formën e ryshfetit.
Avokati Sokol Hazizaj pas seancës tha se nuk provohen faktet se Bllako është fajtor.
“Tre faktet penale të cilat janë identifikuar nga prokuroria që lidhen me shpronësimin, pagën e të atit janë akte të provuara jo nga Alqi Bllako. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë nga Këshilli i Ministrave.”
Po a ka udhëtuar me Klodian Zoton?
“Kjo nuk u përmend nga kërkimet e organit procedurial. Kjo nuk është provë bindëse sa kohë që nuk është provuar që e ka paguar biletën. Sado të udhëtojmë bashkë në avion nuk do të thotë që kemi lidhje bashkë” tha avokati.
Kërkesa u dorëzua në gjykatë nga Prokurori Dritan Prençi. Ai kërkon marrjen në pyetje të Alqi Bllakos në hetim për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg”
Më pas ish deputeti socialist Alqi Bllako hipi në makinat e policisë për tu transferuar në dhomat e paraburgimit ku dhe do të qëndrojë deri në një moment të dytë.