Policia vazhdon të zbardhë detaje nga banesa e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pasditen e sotme.
Aty janë gjendur armatime luftarake, ndërkohë mund të shihet që në mur ka shenja plumbash nga shkëmbimi i zjarrit.
71-vjeçari ka pasur edhe lëndë shpërthyese, si dhe 6 kallëpe me tritol, ku njërën prej tyre e kishte vendosur te dera e banesës nëse punonjësit e policisë do tentonin të futeshin.
Kjo lëndë plasëse është shpërthyer kur forcat RENEA mori konfirmimin për të ndërhyrë.
Ndërsa, pas përfundimit të procedurave nga policia, nxirret nga banesa trupi i pajetë i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru.
Ne banesën e 71 vjeçarit sipas banorëve të pallatit ka një sasi te konsiderueshme municionesh pasi prej disa vitesh ai punonte ne uzinën e Mjeksit dhe shpesh here bere edhe çmontime armësh ne shtëpi.
Vetëm pas 5 orësh rezistencë, forcat RENEA kanë mundur që të neutralizojnë 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov.
Në momentin e ndërhyrjes RENEA përdori gaz lotsjellës, ndërkohë që Zhirdo u përgjigj me breshëri.
Në këtë moment rezistence 71-vjeçari është ekzekutuar me armë.