Disa ditë më parë në shumë media u raportua se jahti miliona dollarë, saktësisht 600 mln euro i Roman Abramovich po qëndronte shumë pranë ujërave shqiptare në përpjekje për të shpëtuar nga një sekuestrim i mundshëm nga vendet e BE-së që kanë vënë sanksione ndaj manjatit rus.
Siç konfirmohet, Jahti i quajtur Solaris nga Abramovich ka qëndruar në Mal të Zi dhe një javë më parë u largua dhe sot raportohet se po ankorohej në Bodrum të Turqisë në një resort turistik.
Por edhe këtu nuk ka qenë aspak e lehtë për jahtin e miliarderit rus sepse një grup protestuesish tentuan të pengonin mjetin luksoz të ujërave duke penguar të ankorohej.
Me një gomone modeste kundrejt veprës miliona dollarëshe, ata i dolën para Jatit me flamuj ukrainas ku shkruhej “No War”, jo luftë dhe disa herë bënë manovra për ta penguar pilotin që të përfundonte ankorimin.
Me gjithë protestën dhe rezistencën e tyre, Solaris përfundoi ankorimin dhe nuk dihet sesa do të qëndrojë sepse Turqia është mes vendeve që janë bashkuar me sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë dhe disa manjatëve, përfshirë edhe Abramovich./Ora News/.