Shira të rrëmbyeshëm në Japoni, evakuohen mbi 120 mijë persona

0
151

Japonia është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm duke detyruar më shumë se 120,000 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Shirat erdhën vetëm disa ditë pasi rrëshqitjet vdekjeprurëse të tokës goditën qytetin bregdetar të Atami në jugperëndim të Tokios.Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të mëdha shiu në tre rajone të Kyushu, duke bërë që disa qeveri lokale të urdhërojnë evakuimin e banorëve.

Një javë më parë shira të mëdha goditën qytetin turistik të Atami, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që kanë vrarë të paktën 9 njerëz dhe kanë lënë 20 të zhdukur, shkruan Reuter