Shirat e dendur shkaktojnë rrëshqitje toke, 20 të zhdukur në qytetin japonez

0
150

Reshje të mëdha shiu përfshinë qytetin Atami në Japoninë qendrore , duke shkaktuar rrëshqitje dheu.  Të paktën 20 njerëz janë zhdukur, njoftoi Reuters sot, duke cituar transmetuesin publik NHK.

19 persona raportohen të zhdukur në prefekturën Shizuoka në Japoninë qendrore pas rrëshqitjeve të dheut, tha një zyrtar i qarkut për AFP.

 

Pamjet e televizionit japonez tregojnë përrenj me baltë që shkatërronin ndërtesat në qytetin bregdetar të Atami ndërsa banorët janë përpjekur të iknin në vend të sigurt. g.v/abcnews.al