Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Elbasanit dhe një pjesë e territorit të Qarkut me shtatë bashki u përfshinë nga reshje të pjesshme shiu, të cilat kanë munguar prej një kohe të gjatë.
Megjithëse pritej me padurim nga banorët pas një periudhe të zgjatur thatësire, stuhia e shiut të parë gjatë kësaj vere përvëluese solli edhe disa probleme të vogla, për shkak të shoqërimit me erë të fortë.
Në qytetin e Elbasanit, reshjet zgjatën për një kohë të shkurtër, por mjaftuan për të shkaktuar dëme të lehta. Era e fuqishme që shoqëroi shiun solli thyerjen e degëve të pemëve, të cilat përfunduan në rrugë, si dhe rrëzimin e vazove nga ballkonet.
Gjithashtu, janë raportuar dëmtime në tendat e diellit të disa banesave dhe bizneseve.
Autoritetet lokale pritet në të evidentojnë në terren dëmet dhe të marrin masa për pastrimin dhe kthimin në normalitet të situatës e fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda . Ndërkohë, qytetarët duhet të tregojnë kujdes gjatë orëve në vijim për shkak të mundësisë së reshjeve të tjera.
© SYRI.net