Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, 72 persona kanë humbur jetën në Afganistan dhe qindra shtëpi janë shkatërruar.
Në mesin e atyre që humbën jetën kanë qenë shumë gra dhe fëmijë ka deklaruar Ministria për Menaxhimin e Katastrofave.
Në deklaratë është thënë se të paktën 300 shtëpi janë shkatëruar në Charikar, kryqytetin e provincës Parvan, rreth 60 kilometra në veri të Kabulit.
Në orët e para të mëngjësit, Qasim Sangin, mjek në spitalin e këtij qyteti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të paktën 20 trupa janë dërguar në spital.
Fatkeqësisht numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë persona ende rezultojnë të zhdukur.
Nën-presidenti, Amrullah Saleh ka thënë se një ekip i zyrtarëve qeveritarë do të shkojë në Parvan për t’iu ndihmuar autoriteteteve në vlerësimin e dëmit.
ora news