Shiste kanabis/ Fier, hetimi disa mujor “fundos” 31-vjeçarin

0
2

Policia e Fierit pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike kanabis në doza në qytet.

Gjatë kontrollit të banesës, të riut iu gjet dhe iu sekuestruan doza kanabisi gati për shitje.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.