Shkak bëhen reshjet e dendura të shiut, një futbollist i Skënderbeut dhe një i Kukësit nisen drejt spitalit të Korçës

0
83

Pritej një fitore dhe ajo erdhi. Skënderbeu i drejtuar nga tekniku, Ivan Gvozdenovic ka bërë detyrën, mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Stadiumin e Korçës” kanë arritur të mundin, me rezultatin minimal, 1 me 0, “Verilindorët” e Kukësit, në përballjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, mirëpo për njërin nga futbollistët e Skënderbeut nuk ka shkuar çdo gjë në mënyrë perfekte.

Sipas raportimeve më të fundit, futbollisti i Skënderbeut Randy Dwumfour, po transportohet drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti. Rreshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lerë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë, teksa mësohet se hipertermia është bërë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Dwumfour.

Nga ana tjetër, të njëjtin problem ka patur edhe një futbollist i Kukësit, Lleshi, i cili është marrë nga familjarët për tu dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Edhe Lleshi ka lënë lojën 2 minuta para përfundimit për shkak të gjendjes së rënduar nga hipertermia. /i.m /abcnews.al