Shkaktuan aksidente, policia e Elbasanit arreston shoferët

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin F. P., 35 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin V. B., 71 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., 33 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në këto automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan/Informacione paraprake

-Në fshatin Pishaj, Gramsh, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 40 vjeç, ka përplasur shtetasin Y. K., 69 vjeç, këmbësor, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasen S. V., 24 vjeçe, ka aksidentuar lehtë një 14-vjeçar, këmbësor.

Me drejtuesit e automjeteve, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidenteve.