Shkarkimi/ Mediat: Sherr i madh për Ilir Metën, dy gjykatëset e Kushtetueses përplasen për presidentin

0
145

Media online “Koha jonë” raporton se sipas burime të besueshme, nga stafi i gjykatës, mësohet se aty brenda ka debate, bile sherre, mes anëtarëve të gjykatës kushtetuese në lidhje me vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës.

Sherri vazhdon mes dy femrave anëtare të kësaj gjykate, ku njëra e cila siç duket është kundër shkarkimit, e ka ngritur zërin deri në sherr duke thënë se; “kjo që doni të bëni me urdhër të Ramës është shkatërrim i shtetit. Si mund të shkarkohet kreu i Shtetit për ca idiotësi të deputetëve që nuk njohin ligjin, por as Kushtetutën?!”.