Shkarkohen dhe dërgohen në Spitallë kontejnerët me mbetje të dyshuara toksike, pritet marrja e kampionëve për analizat

0
10

Përfundon procesi i shkarkimit të kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike nga anija Moliva, që u ankorua një ditë më parë në portin e Durrësit. Gazetari Leonidha Musai raporton se është bërë edhe transporti i kontejnerëve në vendin e përcaktuar në zonën e Spitallës.

Tashmë me administrimin dhe magazinimin e kontejnerëve pritet që procedura e radhës të jetë marrja e kampionëve të lëndëve të dyshuara të rrezukshme për t’i dërguar në laborator.

Pak minuta më parë anija Moliva la portin dhe vijon intenerarin e saj.