Shkarkohet gjyqtari i Elbasanit, Tomorr Kullolli, nuk justifikonte 37 mln lekë pasuri

0
204

Pavarësisht disa tentativave për të zvarritur procesin e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjqytarin e Elbasanit, Tomorr Kullollin. Ai nuk mundi të bindë trupën gjykuese se ka pasur burime të ligjshme për pasuritë e tij, më konkretisht 3 apartamente si dhe para cash për shkollimin e fëmijëve të tij jashtë shtetit. Duke i kundërshtuar gjetjet e komisionit, Kullolli kërkoi riçelje të hetimit pasuror e cila nuk u mor në konsideratë nga komisioni.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Tomor Kullollin, pasi ai nuk arrin të justifikojë pasuritë e tij.Gjatë seancës së zhvilluar disa ditë më parë, KPK evidentoi pamundësi financiare për të gjitha pronat.Më konkretisht bëhej fjalë për 3 shtëpi, 2 në Elbasan dhe një në Tiranë.

Gjyqtari nuk arriti të bindë trupën e vettingut as për të ardhurat e tij për shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit gjatë viteve 2015-2016, pavarësisht se ai shpjegoi se një prej tyre kishte përfituar bursë me vlerë 22 mijë euro.

Në total, sipas Komisionit, Kullolli nuk arriti të justifikojë një shumë prej 37 mln lekësh.