Një mega-operacion i paprecedent në 8 shtete të ndryshme ka arrestuar 61 persona si të dyshuar që i përkisnin një karteli ballkanik të drogës të cilët transportonin kokainë drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
EUROPOL ka krijuar një Task Forcë Operacionale e cila monitoron situatën e rëndë në disa vende të skeduara si të rrezikshme: Spanjës, Kroacisë, Serbisë, Gjermanisë, Sllovendisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shteteve të Bashkuara të Amerikë dhe Kolumbisë.
Kjo organizatë kriminale shumëkëmbëshe kishte degë aktive në disa vende evropiane dhe përbëhej kryesisht nga kriminelë nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia.
Rezultatet e operacionit ndaj Kartelit Ballkanik:
61 anëtarë janë akuzuar, nga të cilët 23 janë arrestuar (13 në Spanjë dhe 10 në Slloveni)
Sekuestrimi i 2,6 ton kokainë
Sekuestrimi i 324 kilogramëve marihuanë
Sekuestrimi prej 612 000 € në para të gatshme
Sekuestrimi i 9 automjeteve luksoze dhe 5 motoçikletave
fax