Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga autoritetet italiane. Sipas mediave në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 200 kilogramë kokainë dhe heroinë.
Mediat në Itali raportojnë se hetimet për këtë rast kanë nisur në nëntor 2022, kur një shtetas shqiptar u kap me 16 kilogramë heroinë.
Arrestimet janë kryer në zonën e Teramos, ku janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, dhe 3 të tjerë në zonën pranë Ascolit (të gjithë shqiptarë) dhe një tjetër në Ravena.
Tashmë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ndodhen pas hekurave në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.