Shkëlqen në fushë, Pinamonti jashtë e “katranos”, ndahet nga e dashura

0
154

Marrëdhënia mes futbollistit të Empolit, Andrea Pinamonti, dhe Nicole Confortin nuk është reklamuar kurrë në rrjetet sociale nga asnjëri prej tyre, por ka vazhduar që nga koha kur sulmuesi i ri mbante fanellën e Frosinones.

Nicole është një influencuese, ajo ëndërron të jetojë duke punuar në sektorin e modës. Në një seri pyetjesh dhe përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, Nicole shpjegoi:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne u ndamë disa muaj më parë, por pa zënka. Mbi të gjitha, nuk kishim më ato ndjenja si më parë. Vuajtëm shumë, por ishte zgjidhja më e mirë për ne të dy. Për mua ishte një person shumë i rëndësishëm dhe i uroj më të mirën.

Shumë çifte mund ta mbyllin keq historinë e tyre, sidomos kur në mes është një tradhëti. Por në rastin tonë gjithçka kaloi në paqe dhe ruajmë respektin për njëri-tjetrin. Në çfarëdo lloj mënyre, ndarja dhemb, por jeta vazhdon, si për mua, ashtu edhe për atë.” Ndërkohë, vetë Pinamonti nuk është shprehur pas ndarjes.

(BalkanWeb)