Përdoruesve të Fibit së fundmi i është kërkuar nga shkencëtarët t’i bashkohen një studimi për të parë nëse orët inteligjente mund të zbulojnë Covid-19.
King’s College London beson se ndryshimet në rrahjet e zemrës, aktiviteti dhe modelet e gjumit mund të jenë në gjendje të ngrenë flamuj të kuq në rastet kur një person është i infektuar me koronavirus.
Duke përdorur një aplikacion falas të quajtur “Mass Science”, ata do të përpiqen të gjurmojnë shenjat e mijëra njerëzve me shpresën e një sistemi alarmi brenda orës.
Pacientëte e infektuar me Covid-19 që mbanin të vendosur orën në dorë kanë treguar ndryshime të vogla në treguesin e tyre shëndetësor disa ditë para se të fillonin simptomat e koronavirusit, sic janë ethet, kolla ose humbje e shijes.
Sipas udhëheqësit të studimit, Dr Amos Folarin nëse kjo gjë do të funsksiononte, do të ishte një shpëtim për të gjithë popullsinë pasi rastet e personave asimptomatikë janë të shumta.
“Me mungesë informacioni se kush është i infektuar në popullatë, veçanërisht aspimptomatik, ne po hetojmë sesi mund të përdoren të dhëna të vlefshme për të zbuluar rastet me Covid-19”, është shprehur ai.
ora news