Të dielen Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA miratoi një autorizim sipas së cilës, plazma e personave të shëruar do të përdoret për trajtimin e sëmundjes Covid-19.
“Përfitimet e njohura dhe të mundshme të kësaj metode, tejkalojn rreziqet e njohura dhe të mundshme të produktit” tha FDA në një njoftim për shtypin.
Edhe presindenti I ShBA-ve Donald Trump u shpreh shumë I kënaqur dhe I bindur se kjo metodë do të funksionoj, dhe e ka konsideruar këtë si një menyrë vërtetë efektive në luftimin e koronavirusit.
Nga ana tjetër, shumë ekspertë janë skeptikë rreth kësaj çështjeje. Margaret Hamburg, është një nga këta ekspertë që ka shprehur dyshimet e saj në lidhje me efektivitetin e kësaj terapie. Ajo është shprehur se duhet të bëhen studime konkrete në lidhje më këtë metodë, për të parë nëse vërtetë përdorimi I plazmës së personve të shëruar nga koronavirusi ka më shumë efekte pozitive sesa negative.
Edhe ekspertët e OBSH-së janë shprehur dyshues sa I përket kësaj terapie. Sipas tyre, kjo metodë është ende eksperimentale, dhe aprovimi I saj pa bërë studime konkrete, është hap i ngutshëm, sepse jo të gjithë përdorin antirupa të njëjtë në luftimin e infeksioneve.
Siç dihet gjaku I njeriut ka shumë përbërës. Nëse zbërthehet, atëherë mbetet një pjesë e tij që është plazma, dhe e cila përmban antitrupa. Në këtë përbërës të gjakut ndodhen pikërsisht antitrupat, që e luftojnë Covid- 19. Pas një sëmundje trupi e memorizon atë dhe antitrupat, të cilët e kanë luftuar atë sëmundje. Sipas kësaj teorie, nëse merret plazma e një personi të shëruar, ajo do të veprojë në të njëjtën mënyrë dhe do të arrij të shërojë dhe personat e tjerë.
Së fundmi klinika Mayo, e cila aktualisht është duke zhvilluar eksperimente me plazmën e të shëruarve, ka treguar për disa efekte anësore, që janë duke I zhvilluar pacientët që kanë provuar këtë teknikë siç janë: reaksione alergjike, dëmtime të mushkërive dhe vështrësi në frymëmarrje./Gazeta Express