26.2 C
Elbasan
Ballina KULTURË Shkencëtarët spanjollë krijojnë embrionin njeri-majmun në Kinë, shpërthejnë polemikat

Shkencëtarët spanjollë krijojnë embrionin njeri-majmun në Kinë, shpërthejnë polemikat

0
248

Studiuesit e udhëhequr nga shkencëtari spanjoll Juan Carlos Izpisúa për herë të parë kanë krijuar një embrion  njeri-majmun në një laborator në Kinë. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm drejt përdorimit të kafshëve për transpllantimin e organeve njerëzore i cili ka rinisur dhe një debat etik.

Ekipi, i përbërë nga anëtarët e Institutit Salk në Shtetet e Bashkuara dhe Universitetit Katolik Murcia (UCAM) në Spanjë, thanë se embrionet e majmunëve të modifikuara gjenetikisht për të çaktivizuar gjenet janë thelbësore për formimin e organeve. Shkencëtarët më pas injektuan qelizat burimore njerëzore, të cilat janë të afta të krijojnë çdo lloj indi, në embrion.

Produkt i kësaj pune është një majmun me qeliza njerëzore i cili nuk ka lindur pasi studiuesit e ndaluan procesin.

“Rezultatet janë shumë premtuese. Nga UCAM dhe Instituti Salk ne tani po përpiqemi jo vetëm të shkojmë përpara dhe të vazhdojmë të eksperimentojmë me qelizat njerëzore dhe qelizat e brejtësve dhe derrave, por edhe me primatët jo-njerëzorë. Vendi ynë është një udhëheqës botëror në këto hetime” –  thotë Nunez, një biolog dhe nënkancelar i kërkimit në UCAM.

Ekipi nuk ka dhënë më shumë detaje sepse ata janë duke pritur të botojnë gjetjet e tyre në një revistë shkencore të njohur ndërkombëtarisht.

Izpisúa Belmonte dhe shkencëtarë të tjerë më parë kanë arritur të prodhojnë embrione derri dhe embrione delesh që përmbajnë qeliza njerëzore, megjithëse përmasat janë të vogla. Në rastin e fundit, studiuesit vlerësojnë se vetëm një qelizë në 10,000 ishte njerëzore. Embrionet njerëzore të derrave dhe deleve janë pjesërisht tërheqëse sepse derrat dhe delet kanë organe me madhësinë e duhur për transplantim te njerëzit.

Por propozime të tilla ecin drejtpërdrejt në arenën etike që të tjerët më parë kanë dëshiruar që ti shmangin.Pasi,  mundësia që qelizat njerëzore të përfundojnë në trurin e majmunëve, një zhvillim i cili frikëson ekspertët që kafshët mund të jenë si njerëzit. Studiuesit kanë thënë më parë se ato janë në gjendje të parandalojnë që qelizat njerëzore të përfundojnë në tru ose organet seksuale.

 

 

Ekipi nuk ka dhënë më shumë detaje sepse ata janë duke pritur të botojnë gjetjet e tyre në një revistë shkencore të njohur ndërkombëtarisht.

 

ora news