Shkencëtarët kanë zbuluar në Zelandën e Re një hardhucë e cila ndan të njëjtën ADN-në me gjitarët dhe me dinosaurët 250 milionë vjet më parë.
Tuatara është një zvarranik i cili është specia e fundit e një lloji krijesash me origjinë gjatë periudhës së Triassic.
Sipas shkencëtarëve zbulimi i kësaj hardhuce ishte befasues. Kjo specie është midis gjitarëve dhe zvarranikëve duke devijuar në evolucionin e tij nga cvarranikët e tjerë 250 milion vjet më parë.
Profesor David Adelson i Universitetit të Adelaide dhe Dr Terry Bertozzi i Muzeut të Australisë së Jugut kryen analizat e nevojshme të tuatarit.
“Tuatara është specia e fundit e mbijetuar e një grupi zvarranikësh që përshkon tokën me dinosaurët, gjenomi i saj ndaj veçori me ato të gjitharëve si paltipi”- tha Adelson.
Studiuesit demostruan se disa sekuenca të ADN-së të gjetura në tuatara janë të ngjashme me ato që gjenden në platip, ndërsa të tjerët janë më të ngjashëm me ato të hardhucave.
“Ky ishte një vëzhgim tejet i pazakontë dhe dolëm në përfundime se gjenomi i tuataras është një kombinim i çuditshëm i gjitarëve dhe zvarranikëve. Ndarja e pazakontë e elementeve të përsëritura të zvarranikëve është një tregues i qartë i prejardhjes së përbashkët , megjithëse shumë kohë më parë”- tha Dr Bertozzi.