Një 56-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Prekal, pasi e zuri shkëputja e një masivi dheu.
Z.P. ishte drejtuesi i një eskavatori dhe teksa po bëheshin punime në një aks rrugor në Prekal, një masiv dheu u shkëput e cila zuri përfund 56-vjeçarin, duke e lënë të pajetë.
Grupi hetimor erdhi më pas në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.