Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të plagosur, vihet në pranga autori! Vëllai i Denis Bajrit dyshohet se ishte shënjestra e plumbave

0
2

Është rënduar bilanci nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në mes të Shkodrës. Raportohet se ka ndërruar jetë në spital një nga personat e plagosur.

Viktima e dytë është identifikuar si Liridon Kraja. Ky i fundit ishte shoqërues i Eugen Vasos, vëllait të Denis Bajrit.

 Armando Pali, i cili dyshohet se nuk ishte shënjestra e atentatit të rëndë, mësohet se ishte punonjës i IKMT-së në Shkodër. Ndërkohë bëhet me dije se më parë ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Një nga të plagosurit është Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajrit. Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.