Shkodra ‘zgjohet’ me C4, i vihet tritol banesës së 49-vjeçarit në Postribë

0
2

Një shpërthim ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin ‘Dragoç’ të Postribës, Shkodër.

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh  nuk banon njeri, është  hedhur  një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.