Shkoi në Korçë për të festuar Krishtlindjen por 18-vjeçari gjeti vdekjen, shoqërohen në komisariat shokët e tij

0
175

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë natës në Korçë, ku një 18-vjeçar nga Durrësi, me inicialet G.M., u vetëhodh nga kati i 8-të i një pallati.

I riu ka udhëtuar drejt Korçës dy ditë më parë dhe së bashku me një grup shokësh kanë marrë me qira një apartament në hyrje të qytetit, shumë pranë terminalit të autobusëve për të festuar Krishtlindjen.

Të rinjtë pasi kanë festuar në një nga lokalet e qytetit janë kthyer në banesën e marrë me qira, ku kanë vazhduar të festojnë nën shoqërinë e alkoolit.

Në rrethana ende të pasqaruara 18-vjecari është vetëhedhur nga tarraca e katit të 8-të të pallatit duke humbur jetën në vend.

Sakaq të rinjtë që kanë në shoqërinë e 18-vjeçarit në momentin e ngjarjes janë shoqëruar në komisariatin e Korçës për të dhënë sqarimet e duhura, që do të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të saj.