Një operacion i madh policor po vijon për kapjen e një 29-vjeçari, i cili ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin e tij 80-vjeçar gjatë një sherri në Astrochori të Artës.
Sipas informacioneve, krimi ka ndodhur pak para orës 17:00 të pasdites, ndërsa viktima është qëlluar të paktën katër herë.
Autori menjëherë pas krimit ka nxituar të zhduket, ndërsa policia ka nisur kërkimin për kapjen e tij si në prefekturën e Artës ashtu edhe në zonat përreth.