Shkoi për peshkim në lumin Vjosë me shokun/ Zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij

0
2

Një 63-vjeçar është zhdukur, pasi shkoi të peshkonte në lumin Vjosë së bashku me shokun e tij.

Kallëzimi u bë nga shoku Sh. S., 64 vjeç, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.