Një modele e famshme në Instagram, e cilësuar si Kim Kardashian meksikane, është raportuar se ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare gjatë një operacioni të ngritjes së vitheve në Kolumbi.
Modelja Joselyn Cano ka studiuar Mikrobiologji në Universitetin Shtetëror të San Diegos dhe numëronte më shumë se 12 milionë ndjekës në Instagram.
Lajmi i keq u shpërnda nga mikesha e saj, modelja Lira Mercer, dhe për më tepër, një transmetim i drejtpërdrejtë tre-orësh i atij që besohet të jetë funerali i Canos u shfaq në YouTube.
Por ndërsa raportimet për vdekjen e saj mbeten ende të pakonfirmuara nga familja, faqja e saj zyrtare në Instagram nuk ka asnjë postim të ri që nga 7 dhjetor dhe është mbushur me mesazhe ngushëllimi.
Operacioni i ngritjes së vitheve, është bërë gjithnjë e më popullor në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë lloji i kirurgjisë plastike me rritjen më të shpejtë, sipas statistikave të vitit 2015 nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë.
Shkalla e procedurave të ngritjes së vitheve u rrit me 252 për qind nga viti 2000 në vitin 2015.