Shkollat e Elbasanit probleme me ngrohjen

0
243

Ditët e acarta të Janarit nxënësit e shkollave të Elbasanit po i kalojnë me vështirësi pasi në pjesën më të madhe të tyre mungon sistemi i ngrohjes. Problemi është më i theksuar në shkollat e vjetra të cilat ose nuk kanë sistem ngrohjeje ose nuk punon. E njëjta problematikë vërehet edhe tek shkollat e reja ne te cilat edhe pse është vendosur sistemi i ngrohjes me kaldaja ato nuk ndien ose ndizen me orar të reduktuar siç ndodh në shkollat Ali Agjah, Jorgji Dilo etj. Nxënësit e një prej shkollave të Elbasanit pohojnë se në klasa nuk kanë ngrohje ndaj prinderit e tyre i’u kanë blerë ngrohese vetë.

Të pasurit ftohtë gjatë ores së mesimit i shkakton atyre edhe vështirësi në përqendrim.
Orët mësimore behen edhe më të vështira për të qëndruar në klase pasi veç se kanë mungesë ngrohjeje, dritaret dhe dyert e shkollës duhet të hapen disa here në bazë të urdhrit të ministrisë si masë parandaluese ndaj Covid-19./Elbasani flash