Teksa temperaturat këtë javë kanë qenë në minus gradë nxënësit në Elbasan ka zhvilluar mësimin në një ambient të ftohët. Shkollat nuk kanë ngrohje dhe prindërit janë detyruar që të blejnë me paratë e tyre ngrohëse elektrike për fëmijët. Këta të fundit shprehen se në klasë është shumë ftohtë dhe e kanë të vështirë që të bëjnë mësim. Ndërkohë që drejtoria arsimore nuk ka marrë asnjë masë
Prindërit shprehen se për shkak se shkolla nuk ua mundëson janë të detyruar të mos i lënë fëmijët e tyre në të ftohtë. Madje shkojnë edhe më tej se kur ndizen ngrohëset bie automati.
Ndërkohë nga ana tjetër institucionet arsimore nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për ngrohejn në shkolla. Nxënësit edhe këtë vit e bëjnë mësimin të veshur me xhupa e shallë duke rrezikuar shëndetin e tyre.