Shkon në 5 numri i jetëve të humbura në Elbasan si pasojë e Covid-19

0
180

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar një tjetër jetë të humbur si pasojë e Covid-19.

Një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka nderruar jetë duke e çuar në 5 numri e personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirus.

Aktualisht në Elbasan janë 35 raste aktive me Covid-19.

. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.