Shkon në 5 numri i lojtarëve të Partizanit të infektuar me Covid-19

0
207

Skuadra e Partizanit ka njoftuar se edhe tre lojtarë të saj janë infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

Deri më tani, janë 5 lojtarë të infektuar, pasi dy ditë më parë, dolën pozitivë tamponet për Deian Boldor dhe Besnik Feratin.

”FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.”

Ora