Shkon në 50 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Filipine

0
180

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të Forcave Ajrore në Filipine , katastrofa ajrore më e rëndë ushtarake e vendit në dekada. Avioni ushtarak C-130 po udhëtonte nga Cagayan de Oro, në Mindanao, në provincën Sulu kur humbi drejtimin në ishullin Jolo.

 

Avioni, i cili mbante 96 personel ushtarakë dhe ekuipazh, u rrëzua në fshatin Patikul afër në 11:30 të dielën. Sipas dëshmitarëve okularë, disa ushtarë u hodhën nga avioni para se të rrëzohej.

 

Gjeneral Majori Edgard Arevalo, një zëdhënës i ushtrisë, tha se 50 persona humbën jetën, ndërsa 49 i mbijetuan përplasjes dhe po marrin trajtimin e nevojshëm në spitale. Ai shtoi se ushtarët  ishin të sapodiplomuar dhe sapo kishin përfunduar trajnimin ushtarak.

 

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit. s.ba/abcnews.al