Të paktën shtatë persona dihet se kanë vdekur në një tërmet me madhësi 6.4 që goditi Kroacinë qendrore të martën. Ekipet e shpëtimit kaluan natën duke pastruar rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve, njofton BBC.
Një vajzë 12-vjeçare u vra në Petrinja, tha Kryeministri ndërsa vizitoi qytetin. Pesë njerëz vdiqën në qytetin pranë, Glina, tha zëvendësi i tij. Një viktimë e shtatë u gjet në rrënojat e një kishe në Zazina, raportojnë mediat shtetërore.
Kryebashkiaku i Petrinja tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe njerëzit ishin tërhequr nga rrënojat.
Shumë kishin frikë të ktheheshin në shtëpitë e tyre brenda natës, thanë zyrtarët. Disa njerëz flinin në makinat e tyre ose qëndronin me të afërmit në zona të tjera. Rreth 200 njerëz të strehuar në një kazermë ushtarake.
Shefi i menaxhimit të krizave së BE Janez Lenarcic do të vizitojë qytetin Petrinja të mërkurën. Tërmeti u ndje në kryeqytet, në Zagreb, në Bosnjë dhe në Serbinë fqinje e deri në Itali.
Fax news