Shkon në gjyq dosja e autorit të vrasjes së pronarit të rrjetit kabllor në Peqin

0
646

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dërgon në gjykatë dosjen në ngarkim të Leonard Bashaliut.

Ai akuzohet për vrasjen e ndodhur më 8 qershor 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit ku Leonard Bashaliu, vrau me armë zjarri viktimën Ylber Xhahysa, 44 vjeç, pronar i një rrjeti kabllor në zonë.

36 vjeçari është arrestuar nga policia gjyqësore e DVP Elbasan menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg

Krimi u shënua brenda këtij lokali, ku të dy kishin hyrë për kafen e mëngjesit por u përfshinë në debate.

Leonard Bashaliu, ka nxjerrë pistoletën që kishte në brez dhe ka qëlluar 4 herë ndaj Ylber Xhahysës, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Prokurori i çështjes është Petref Asllani.