Gjatë natës së kaluar në Shkodër është shkrumbuar nga flakët makina e pronarit të medias, “Tv Rozafa”, Gasper Kokaj.
Mësohet se mjeti i shkrumuar ishte tip ‘Land Rover’ i parkuar në zonën e Dollarit të Shkodër. Kokaj ka qenë në vitin 2013 kandidat për deputet në partinë Republikane.
Djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Teksa policia po punon për identifikimin e dhe kapjen e autorëve, Kokaj gjatë dëshmisësë tij para hetuesve është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë.
Shkodër/Informacion paraprak
Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.