Shkrumbohet nga flakët autobusi i një fasonerie në Vlorë.
Mësohet se autobusi ka marrë flakë në ecje si rrjedhojë e defektit teknik.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan Vlorë pranë Novoselës.
Në bordin e tij disa punonjës fasonerie të cilët kanë zbritur në kohë nga autobusi.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por ka vetë dëmet materiale që janë të konsiderueshme.
“Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.