Mbrëmjen e sotme një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodh në lagjen “Hajro Çakërri”, përkatësisht në kodrat e qytetit bregdetar, raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike, e cila ka sjellë shkrumbimin e banesës.
Edhe pse zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, flakët e zjarrit kishin përfshirë tërë banesën.
Top Channel