Shkrumbohet shtëpia në Has, humbin jetën nënë e bir

0
52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Nikoliq të Hasit. Nënë e bir, Time dhe Rexh Lushi kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Ndërsa bashkëshortja ka mundur të dalë nga banesa.

Me gjithë angazhimin e shërbimeve zjarrfikëse por edhe banorëve të zonës nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.