Shkrumbohet totalisht një kamionçinë në hyrje të Fierit, shpëton mrekullisht shoferi

0
87

Shkrumbohet totalisht një kamionçinë në hyrje të bypassit të Fierit. Mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër ndërsa brend tij ndodhej vetëm drejtuesi.

Ky i fundit ka arritur të shpëtojë, ndërsa është djegur kamionçina me targa AA 912 OV e tipit Mercedes Benz me të cilën transportonte materiale të ndryshme plastike. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në bypass_in “Fier-Vlorë”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamioncin, me drejtues shtetasin J. K., banues në Durrës.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.