Shkumbini gërryen mbi 15 hektarë tokë, drejtori i Emergjencave në Elbasan: Disa banesa janë të rrezikuara

0
210

Mijra hektarë tokë kanë humbur nga fondi bujqësor në bashkinë e Elbasanit nga gërryerjet e lumit Shkumbin dhe rrëshqitja e tokave nga shirat. Lumi Shkumbin përshkon Elbasanin mbi 30 km, dhe mbi 60% të pritave janë të sistemuar në vite, por pjesa e mbetur është e pasistemuar gërryhet vazhdimisht nga prurjet e lumit Shkumbin. Sipas drejtorit të emergjencave në bashkinë Elbasanit, Ndriçim Sinani në vlersimet që ata kanë bërë deri më tani janë mbi 15 hektar që ka humbur nga fondi bujqësor nga gërryerjet e lumit dhe për këtë është kërkuar nga fondi ministriesë së bujqësisë për ndërhyrjen me projekte , dhe me investime.

Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme përsa I përket rrëshqitjeve të tokave në tre njësi kryesor, siç është Funari,Zavalina,dhe Graceni, si dhe një fshat në Labinot Mal. Në këto njësi ka rrëshqitje të konsiderueshme të fshatrave që kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të banesave bashkë me tokat bujqësore. Sipas drejtorit të emergjencave , jo vetëm toka bujqësore po humbasin fuksionin e tyre por edhe banesat nuk janë të sigurta në këto zona , dhe problem tjetër shqetësues eshte që këto banorë nuk kanë prona të tjera jashtë zonës të rrëshqitjes , për këtrë arsye Bashkia Elbasanit I ka kërkuar në bashkpunim me Ministrin e Mbrotjes tua afrojë këtyre banorëve troje pranë ish repartëve ushtarake .