Shkumbini “lumi i sëmurë”, ambientalisti: Ndotja 3-4 herë mbi normën

0
112

Emergjencë mjedisore mund të konsiderohet gjendja në të cilën ndodhet lumi Shkumbin. Në pak kilometra të rrjedhës së tij nuk është e vështirë te dallosh grumbujt e mbeturinave buzë lumit, si dhe në përrenjtë që derdhen në Shkumbin. Madje në disa zona të njohura historike që janë edhe destinacione turistike, ndotja është e padurueshme

Por sa është shkalla e ndotjes së lumit Shkumbin dhe kush janë faktorët që e ndotin këtë lumë.

Është për të ardhur keq sesi ndërgjegjësimi i ulët si i njerëzve ashtu edhe i bizneseve dhe i pushtetit, lejojnë këtë ndotje e cila në fund të rrugëtimit të saj na kthehet në një formë ose një tjetër në tavolinën tonë. Dhe në kushtet kur lumi Shkumbin cilësohet si një lum i sëmurë, të pretendosh për të shijuar bukuritë e tij apo të tërheqësh vizitorë është një luks i madh.

Ndërkohë nga bashkia e Elbasanit, Inspektoriati i Mjedisit duket se është i pafuqishëm përballë kësaj situate ku përveç konstatimit dhe vendosjes se gjobave prej 20 mijë lekëshe nuk ka mundësi të bëjë gjë tjetër për të mbrojtur lumin Shkumbin.

A2