Këshilli i ministrave ka vendosur të bëjë një rishpërndarje të numrit të punonjësve në institucione në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2021. Nga ky riorganizim preken institucionet e kryeministrisë, njësia anti-korrupsion, ministria e Drejtësisë si dhe ajo e Shëndetësisë. Rishpërndarje do të ketë edhe në fondet publike në disa institucione. Konkretisht kryeministrisë do i hiqet fondi prej 13 808 365 lekësh, që do i shtohet Ministrisë së Drejtësisë.
Ndryshime në numrin e punonjësve
-Numri i punonjësve të aparatit të Kryeministrisë, për vitin 2021, pakësohet me 5 (pesë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Kryeministrisë në 172 (njëqind e shtatëdhjetë e dy) punonjës.
– Numri i punonjësve të Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Evazion, për vitin 2021, pakësohet me 7 (shtatë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të institucioneve në varësi të Kryeministrisë në 1 198 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) punonjës.
-Numri rezervë i punonjësve për vitin 2021 pakësohet me 9 (nëntë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 11 (njëmbëdhjetë) punonjës.
-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, shtohet me 21 (njëzet e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5 352 (pesë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) punonjës.
-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, pakësohet me 3 (tre) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 5328 (pesëmijë e treqind e njëzet e tetë) punonjës.
-Numri i punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2021, shtohet me 3 (tre) punonjës për Shërbimin Social Shtetëror, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 4296 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) punonjës
Ndryshime në shpërndarjen e fondeve
-Në buxhetin e vitit 2021, të miratuar për grupin buxhetor nr.87, “Institucionet në varësi të Kryeministrisë”, në programin “Shërbime të tjera”, pakësohet fondi prej 13 808 365 (trembëdhjetë milionë tetëqind e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”.
-Në buxhetin e vitit 2021, të miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, shtohet fondi prej 13 808 365 (trembëdhjetë milionë tetëqind e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”.
m.v/Abcnews.al