Shmanget tragjedia në Athinë, avioni me 248 pasagjerë pësoi defekt me frenat pak para uljes

0
194

Autoritetet në aeroportin e Athinës kanë shmnagur një tragjedi. Ata ishin në gatishmëri të lartë, pasi  një avion Airbus A333 raportoi një dështim të frenave pak para uljes.

Sipas Brigadës së Zjarrit, forcat e saj u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme dhe zbatuan protokollin përkatës në Aeroportin Eleftherios Venizelos, përcjell abcnews.al.

Avioni Delta po fluturonte nga Atlanta në Athinë. Ambulancat shkuan në vendngjarje. Ndërsa avioni arriti të ulet në mënyrë të sigurt në orën 10.56 të mëngjesit.

Treguesi i gabimit i raportuar ishte mbinxehja e frenave dhe raportimi në Kullën e Kontrollit u bë pak para fillimit të procesit të uljes. Avioni kishte 248 pasagjerë dhe ekuipazh.

Mëposhtë imazhet nga Flightradar me rrjedhën e avionit dhe pozicionin e tij në “El. Venizelos” pas uljes:

g.v/abcnews.al