Shoferët nuk zënë mend, radarët kapin shpejtësi deri në 220 km/h në aksin ku ndodhi aksidenti tragjik

0
197

Është vetëm tre vjeçe, por qau kur siç tregojnë familjarët dëgjoi se dy vajza dhe prindërit e tyre humbën jeten në aksident ndërsa shkonin me pushime.

Daja e ndaloi në vendin e aksidentit tragjik, ku ajo vuri lule në nderim të jetëve të prera në mes pasi përshkruan të njëjtën rrugë Levan-Vlorë.

Një mesazh i fortë për ata që rendin pas shpejtësisë.

“Filloi duke qarë, tha pse ecin shpejt shoferët. Është vetëm tre vjeçe dhe thotë që të ecin avash. Se ata fëmijë dje…ndjenjë shumë e keqe.”

Gjurmët e tragjedisë së familjes Gushi, duket se do të mbeten gjatë në këtë pjesë të rrugës Fier-Vlorë.

Janë dëshmi e alarm për gjithë shoqërinë dhe institucionet

Makina me të cilën anëtarët e familjes Gushi po udhëtonte drejt Vlorës për pushime, u godit mëngjesin e së dielës nga pas nga një veturë luksoze në timonin e të cilës ndodhej 22-vjeçari Igli Madani.

Shpejtësia e lartë me të cilën ai drejtonte makinën e tij të zezë e ktheu festën në mort, ndërsa vetë tashmë do të përballet në drejtësinë.

Por duket se jo të gjithë shoferët kishin nxjerrë mësime nga kjo tragjedi.

Radarët e policisë rrugore kapën aty shpejtësi deri në 220 kilometra në orë.

E trishtë ishte kjo e shtunë në Patos. Katër anëtarët e familjes Gushi u përcollën për në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve.

ora tv