Shoferët “vrasës”, gjobat s’bëjnë punë, qytetarët reklamojnë shkeljet në rrjetet sociale

0
162

Gjobat e Policisë rrugore duket se nuk po bëjnë efekt ne parandalimin e aksidenteve pasi në 285 ngjarje të ndodhura gjatë tre muajve të parë të vitit, mbi 70 për qind e tyre janë shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i telefonit në timon. Shkeljet shpesh reklamohen në rrjetet sociale nga përdoruesit e makinave luksoze që publikojnë video gjatë drejtimit të mjetit në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit dhe tejkalimi i shpejtësisë kanë qenë shkaktar në të paktën 70 për qind të rasteve nga 285 e aksidente të ndodhura në 3 muajt e parë të vitit 2022.

Edhe pse prej kohesh policia rrugore ka angazhuar radarë me drone apo makinën inteligjente për gjurmimin e rasteve kur shoferët lëvizin më shpejtësi tej normave të lejuara vetëm në javën që lamë pas 176 leje drejtimi janë pezulluar

Në një vëzhgim në rrjetet sociale janë të shumta videot ku qytetarë të ndryshëm përveç se bëjnë gara me makina me telefon në dorë kapin shpejtësinë mbi 200 km në ore.

Kjo video e publikuar në TikTok tregon  një mjet tip “Audi” kap shpejtësinë mbi 270 km në orë në autostrade e cila është e pa ndriçuar.

Edhe pse policia rrugore vendos një mesatare prej 900 gjobash në ditë numri i aksidenteve vijon të jetë i lartë pasi në 3 muajt e parë të vitit janë regjistruar 46 viktima dhe janë lënduar 392 persona.