Shoferi del me shkallë nga kamioni në Fushë-Mamurras pasi ndenji dy orë në ujë
Përmbytjet kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit ditën e sotme.
Në zonën e Fushë-Mamurrasit, shoferi i këtij kamioni mbeti i bllokuar për rreth dy orë bashkë me makinën e tij e cila u fik teksa tentonte të kalonte nënkalimin me ujë rreth dy metër thellësi.
Pasi doli nga vendi i shoferit dhe u ngjit në pjesën e sipërme të kamionit, disa të rinj morën një palë shkallë duke i ofruar ndihmë për të dalë që aty.
Fatmirësisht nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në jetë njerëzore.


