KORÇË – Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës për shkak se akuzohet për ngacmim seksual me të mitur.
Sipas policisë A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Mësohet se i arrestuari është shofer autobusi dhe 15 vjeçarja po udhëtonte se bashku me të, nga Tirana drejt Korçës.
Sipas babit të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.
Njoftimi i policisë:
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
/abcnews.al