Shoferi u rrëzua qëllimisht me familjen e tij mbi një shkëmb 250 metra, por të gjithë shpëtuan

0
118

Një indiano-amerikan është arrestuar nga policia në Kaliforninë e Veriut, pasi dyshohet se u vetëhodh qëllimisht me automjetin e tij, me gjithë familjen brebnda, mbi një shkëmb 250 metra.

Mjeku Dharmesh Arvind Patel, 41 vjeç, nga Pasadena, u akuzua për tentativë vrasjeje dhe abuzim me fëmijë pasi ai, gruaja e tij gjithashtu 41 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, katër dhe shtatë vjeç, u gjetën 250 metra poshtë një shkëmbi të hënën.

Ata u dërguan në spital për mjekim me dëmtime të lehta.

41-vjeçari po drejtonte mjetin e tij, një Tesla, pranë San Franciskos në autostradën 1, e cila kalon përgjatë oqeanit.

Në një moment makina doli nga kursi i saj dhe ra në shkëmb.

Shoferi u rrëzua qëllimisht me familjen e tij mbi një shkëmb

Pavarësisht rënies spektakolare dhe dëmtimit të automjetit,të gjithë pasagjerët u shpëtuan dhe u dërguan me avion në Spitalin Stanford.

Patel, i cili është mjek dhe punon në një spital afër Los Anxhelosit, po trajtohet në spital nën mbikqyrjen e policisë dhe do të dërgohet në burgun e kontesë San Mateo pasi të lirohet nga spitali.

Nga provat e para, policia rrugore autostradë ka arsye të besojë se “aksidenti ka qenë një veprim i qëllimshëm”.

Kjo pjesë e Autostradës 1 është e njohur për aksidentet e trafikut.

Por është shumë e rrallë që dikush që hidhet me makinën e tij nga një shkëmb të mbijetojë.

Ekipet e shpëtimit që u thirrën në vendngjarje të hënën menduan se do të gjenin trupa pa jetë, por panë lëvizje përmes xhamit të thyer tëautomjetit dhe kryen një operacion shpëtimi për të cilin u angazhuan disa heklikopterë.

“Ne u befasuam kur i gjetëm të gjallë në automjet,” shpjegoi komandanti i Shërbimit Pyjor dhe Zjarrfikës në Kaliforni.