Merr fund arratia e Ramadan Zoto. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia pasi akuzohet për plagosje të dyfishtë në Sarandë në korrik të këtij viti.
Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.
Ai u prangos këtë të premte në qytetin e Korçës, ndërsa ishte nën shoqërimin e Arben Ismailaj, një lidhje e ngushtë e tij.
Zoto dhe Ismailaj kanë qenë së bashku në një burg në Greqi. Edhe Ismailaj u vu në pranga, pasi në një aksion të ndërmarrë për arrestimin e Ramadan Zotos në Fier, në banesën e tij u gjet një arsenal i madh luftarak.
Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”
“Gjithashtu me këtë shtetas u kap dhe shtetasi ne kerkim Arben Xhevit Ismailaj, i datëlindjes 07.08.1975, banues në Fier, i shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi ne daten 17.08.2025, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e ketij shtetasi nga strukturat e hetimit ne DVP Vlore, ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Forces se Posaçme Operacionale Tirane, iu sekuestruan nje arme zjarri automatik model 56, nje silenciator, dy pistoleta TT model 54, nje pistolete model kaliber i vogel dhe nje sasi e konsiderueshme municioni luftarak”, njofton policia.