Shoku i 15-vjeçarit që vrau adoleshentin: Erdhëm në Gramsh me makinën e profesorit, kishim thika e doreza

0
180

Gramshi u trondit mesditën e së martës nga një ngjarje e rëndë, ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij.

Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Ndërkaq, “Ora News” zbardh dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve të arrestuar.

Njëri nga bashkëpunëtorët, emrat e të cilëve do jepen vetëm me iniciale të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë mohon faktin që shoku i tij që është dhe autori i vrasjes të jetë goditur me grusht në fytyrë, siç pretendon vrasësi 15-vjeçar, E.K.

DËSHMIA E PLOTË E ADOLESHENTIT

Shtetasi S. Klodian M., ka deklaruar se është nxënës i shkollës “4 Dëshmorët” në fshatin Drizë, Bashkia Gramsh.

Sot datë 16.06.2023 pasi kanë mbaruar mësimin rreth orës 13:00 bashkë me shoket e tij Xh.Ç.dhe O. Ç. jemi nisur për në qytetin e Gramshit me makinën e profesor Erjol Bici dhe pasi kanë zbritur te vendi i quatur stacioni i autobuzave, ku janë nisur në drejtim të shkollës “Asllan Shahini”, ku i priste shoku i tyre E. K., sepse para dy ditësh kishin vendosur që të shkonim për të sqaruar një konflikt me një grup djemsh nga lagja “Sporti” me të cilët ishte zënë Xh. me O.

Para se të niseshin për në Gramsh, kishin marrë me vete thika dhe doreza, ku ai kishte një dorezë ngjyrë “gold” (floriri), Xh. kishte një thikë të vogël, O. kishte një dorezë ngjyrë gold dhe një thikë flutur.

Kur kanë arritur afër shkollës kanë parë një grup djemsh nga të cilët deklaron se nuk njihte asnjë, por di vetëm që njëri prej tyre quhej Q., sepse këtë fakt ia kishte thënë O.

Më pas kanë parë E., i cili ishte ulur te stolat.

Sapo E. i ka parë ata, ka veshur dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu, e cila hapej me anë të një butoni dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë “kush kishte sherr me O.”.

Ndërkohë O. po përpiqej të sqaronte muhabetin me Q.

Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua E. duke i thënë: “Pse e nxore thikën, apo për presion?” dhe e shau E., ndërsa E. ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht, sepse dorezën e kisha në xhep.

Në atë moment ka parë E., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë, por ky i fundit është larguar duke vrapuar.

Më pas, deklaron se ka kapur E. dhe i ka thënë “Ajde, ç’farë bën ashtu?”, dhe janë larguar me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës.

Gjatë rrugës i ka treguar thikën e gjakosur, të cilën deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke me thënë “më duket se i gjuajta atij çunit”.

Kanë qenë duke ikur anës lumit që të dilnim te rruga për të gjetur, kur ka shkuar policia dhe i ka kapur pa dalë në rrugë.